Në fund të spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Arbana i prezantoi banorët me ambientin më luksoz të shtëpisë, një suitë, në të cilën të gjithë banorët do të kenë shansin të shkojnë një herë.
Në fillim u duk sikur banorët po propozonin që në suitë të shkonte çifti “Donald-Beatrix” ose “Einxhël-Dagz”.
Por dukej që Beatrix po hezitonte, Donaldi tha se do të shkonte vetëm në rast se do të fikeshin kamerat.
Nga ana tjetër, kamera kapi dhe reagimin e Semit, shoqja e ngushtë e Borës, e cila me mimikë shprehu gjithë pakënaqësinë e saj.
Ky reagim dhe ky moment është bërë viral dhe është postuar pafund në rrjetet sociale.