“Ai po kandidon përsëri dhe demokracia është në rrezik”, deklaroi Hillary Clinton.
Ish-sekretarja e shtetit tha se, ish-presidenti Donald Trump po planifikon të bëjë oferta presidenciale në vitin 2024 dhe paralajmëroi se fitorja e një mandati të dytë do t’i bënte katër vitet e tij të para të zhurmshme në Shtëpinë e Bardhë të dukeshin si një lojë fëmijësh.
“Mendoj se Trump do të kandidojë përsëri”, tha Clinton në një intervistë për MSNBC .
“Nëse ai nuk mban përgjegjësi për veprimet e tij dhe i bën sërish, mendoj se ky mund të jetë fundi i demokracisë sonë”, shtoi ajo.
Ish-zonja e parë dhe kandidatja demokrate për presidente paralajmëroi se, lejimi i Trumpit për të rimarrë frenat e pushtetit do të ishte një fatkeqësi e paprecedentë për Shtetet e Bashkuara.
“Kemi të bëjmë me një situatë ku marrja e një vendimi do të na çonte drejt një suksesi apo një dështimi”, tha Clinton.
“Nëse ai ose dikush i ngjashëm me të do të zgjidhet edhe një herë president, ju nuk do ta njihni më vendin tonë”, shtoi ajo.