Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3068 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid 482 qytetarë.
Rastet e reja janë zbuluar: 225 në Tiranë, 34 në Durrës, 21 në Vlorë, 18 në Shkodër, 17 në Elbasan, nga 12 qytetarë në Gjirokastër, Fier, nga 11 qytetarë në Lezhë, Berat, Kuçovë, 8 në Cerrik, nga 6 qytetarë në Kamëz, Lushnje, Korçë, Gramsh, nga 5 qytetarë në Sarandë, Delvinë, Divjakë, Kurbin, Pukë, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Dibër, Tepelenë, Dimal, nga 3 qytetarë në Peqin, Përmet, Himarë, Patos, Vorë, Shijak, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Rrogozhinë, Pogradec, Devoll, Skrapar, Belsh, Librazhd, nga 1 qytetar në Mallakastër, Tropojë, Kukës.
Ndërkohë ministria njofton se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë dhe një qytetare nga Elbasani 78 vjeçe. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 97 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar.
Janë 6419 pacientë aktivë në të gjithë vendin, ndërsa janë shëruar 311 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,069 që nga fillimi i epidemisë.