Kryesore 179 raste të reja me Covid-19 dhe dy humbje jete

179 raste të reja me Covid-19 dhe dy humbje jete

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 179 qytetarë të infektuar dhe dy humbje jete nga Covid-19. Në këtë hark kohor janë kryer gjithashtu 1150 testime, si dhe kanë rezultuar 213 të shëruar.

Numri më i madh i të infektuarve rezulton në kryeqytet, ku numërohen 79 persona. Tirana ndiqet nga infektime të tjera në Dimal, Lushnje, Krujë, Durrës, por virusi ka prekur edhe bashki të tjera. Në të gjithë vendin gjenden rreth 6383 pacientë aktivë me Covid-19.

Dy personat që kanë humbur jetën janë një qytetar nga Dibra, 60 vjeç dhe një nga Kolonja, 66 vjeç. 98 pacientë po kurohen në spitalet Covid, teksa 10 prej tyre janë në gjendje më të rënduar.

213 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin në 201,282 që nga fillimi i epidemisë.