Bota “Nuk duhet fshirë identiteti francez”, famuri i BE hiqet nga ‘Harku i...

“Nuk duhet fshirë identiteti francez”, famuri i BE hiqet nga ‘Harku i Triumfit’ pas kritikave të të djathtëve

Një flamur gjigand i Bashkimit Evropian, i vendosur në Harkun e Triumfit në Paris për të shënuar marrjen e Presidencës së BE nga Franca, është hequr pas kritikave nga politikanë të së djathtës.

Liderja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen tha se “zëvendësimi” i flamurit francez ishte një sulm mbi identitetin e vendit.

Qeveria në një reagim tha se veprimi ishte i përkohshëm me rastin e marrjes së drejtimit të Presidencës së BE-së për 6muajt e ardhshëm.

Le Pen që garon për Presidente në zgjedhjet e prillit, ka bërë dhe një kallëzim ndaj qeverisë ndërsa e cilësoi heqjen e flamurit të BE si një ‘fitore’ si rezultat i presionit mbi qeverinë.

Kandidati i pavarur nga e djathta ekstreme, Eric Zemmour që gjithashtu po garon kundër Presidentit Emmanuel Macron, e cilësoi “nëpërkëmbje” veprimin.

Kandidatja konservatore, Valerie Pecresse gjithashtu reagoi duke thënë se nuk duhet fshirë identiteti francez para BE.

Ministri për Çështjet Evropiane, Clement Beaune ka mohuar që heqja e flamurit nuk ishte një përkulje para presionit nga e djathta ekstreme por gjithçka është bërë sipas planit.

“Heqja e flamurit ishte parashikuar këtë të diel”, tha ai për “France Inter radio”.

Ministri shtoi se dhe flamuri francez i vendosur në Harkun e Triumfit vendoset me raste të veçanta dhe nuk qëndron gjatë gjithë kohës.