Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike ka paralajmëruar protestë para godinës së Partisë Demokratike.
Në posterin për protestën, komisioni bën me dije se protesta do të jetë kombëtare dhe qëllimi i saj është që selia e PD të mos kthehet “në bunkerin e pengut, por në shtëpinë e demokratëve”.
Protesta do të zhvillohet të shtunën në orën 12:00 përpara selisë së Partisë Demokratike.
Këtë protestë e kishte paralajmëruar dy javë më parë edhe ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili tha se demokratët do të marrin selinë e PD-së më 8 Janar, nëse Lulzim Basha nuk del nga zyra më 5 Janar siç i është lënë afati nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike.
Kjo është protesta e dytë e thirrur nga Sali Berisha në harkun e pak ditëve pas asaj kundër nismës rajonale “Open Balkan”.