Kryeministri Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale momente nga ceremonia e vendosjes së flamurit tonë Kombëtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Në këtë mënyrë Shqipëria tanimë është anëtare e tryezës më të lartë vendimmarrëse të botës. Në 1 janar Shqipëria u bë anëtare për herë të parë në Këshillin e Sigurimit si një vend jo i përhershëm.
Në këtë mënyrë vendi ynë nisi zyrtarisht mandatin 2 vjeçar që u mbështet nga 175 vendet anëtare të Asamblesë së Përgjithshme në muajin Qershor.
Një ndër objektivat që ka vendosur Shqipëria gjatë mandatit në Këshillit e Sigurimit është dhe avancimi i çështjes së Kosovës duke lobuar për të shtuar listën e vendeve që e njohin pavarësinë e saj dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.