Një studim në Britani arriti në përfundimin se gratë që operohen nga një kirurg mashkull kanë më shumë gjasa për fatalitet, efekte anësore apo rikthim në spital.
E njëjta gjë nuk ndodh nëse kirurgu është femër.
Studimi i kryer në Britani me 1.3 milionë pacientë tregoi se gratë e operuara nga kirurgë meshkuj kanë 15% më shumë shanse për komplikacione postoperatore dhe 32% më shumë gjasa për të përfunduar në fatalitet.
Në një sektor si kirurgjia, e dominuar kryesisht nga meshkuj, kjo hap një debat të ri.
Gjetjet janë publikuar në revistën JAMA Surgery. Studimi është i pari që analizon lidhjen mes gjinisë së pacientit dhe asaj të kirurgut.