Kryesore Mbi një mijë raste të reja me Covid në Shqipëri

Mbi një mijë raste të reja me Covid në Shqipëri

Në Shqipëri janë regjistruar 1,236 raste të reja të infektimit me koronavirus, ndërsa 4 persona kanë humbur jetën nga kjo sëmundje. Ditën e djeshme u regjistruan 801 raste të reja me sëmundjen vdekjeprurëse.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet e reja kanë dalë pas testimit të 5,694 personave.

Aktualisht janë 7,952 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, derisa në spitalet COVID po marrin trajtim 107 pacientë, nga të cilët 15 anë në gjendje më të rënduar.

Bëhet e ditur se janë shëruar 329 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,077 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.