Sali Berisha pasi dha deklaratën për shtyp para selisë blu, u ul bashkë me mbështetësit e tij në një lokal pranë godinës. Ai kërkoi pronarin e lokalit dhe ‘i la një porosi’ që të mos i shërbente kafe mercenarëve të Bashës.
“Ku është pronari i lokalit? Kafe, mercenarëve të Bashës mos tu shërbejë! Jo për paragjykim por tua beje me te thjeshte te ikin ne shtëpi.” – u shpreh Berisha.
Berisha u shpreh sot i sigurt se dyert e selisë do të hapen dhe se çdo material inert apo blind do i çohet kryedemokratit pranë shtëpisë së tij.
Ai tha po ashtu se protesta do të zhvillohet nesër dhe se “demokratët do të marrin mbrapsht ndërtesën e tyre që sipas tij është kthyer në burg nga Rama dhe peng Basha”.