Aktualitet Selia e PD kthehet në “skenë krimi”, kryeprokurorja e Tiranës shkon te...

Selia e PD kthehet në “skenë krimi”, kryeprokurorja e Tiranës shkon te godina

Prokuroria e Tiranës ka nisur menjëherë hetimet për protestën e ndodhur sot para selisë së Partisë Demokratike.

Dy automjete të prokurorisë gjenden para selisë, ku mes të pranishmëve është kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj. Tashmë e gjithë selia dhe oborri konsiderohen skenë krimi.

Policia thotë se “duke filluar nga jashtë, deri në të gjitha ambientet e brendshme të selisë, do të bëhet këqyrja dhe do të mblidhet çdo provë e paligjshmërisë që karakterizoi ngjarjen e dhunshme”.

“Do të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale të gjitha provat, në funksion të hetimit, si dhe do të kryhet me rigorozitet e paanësi të plotë ligjore, çdo veprim procedural i nevojshëm, me qëllim zbardhjen e plotë të të gjithë dinamikës së kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e autorëve të përfshirë ne akte dhune, për të garantuar nxjerrjen e tyre pa dallim, para drejtësisë”, njofton policia.