19 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri masiv që përfshiu një ndërtesë 19-katëshe në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
BBC raporton se mes viktimave janë edhe 9 fëmijë. 32 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital, disa prej të cilëve në gjendje kritike.
Zjarrfikësit gjetën trupat e pajetë të viktimave pothuajse në çdo kat të ndërtesës, ndërsa zjarrin e kanë konsideruar si të paprecedentë.
Flakët e zjarrit besohet se nisën fillimisht në katin e dytë apo të tretë dhe më pas u përhapën në të gjithë pallatin. U desh angazhimi i rreth 200 zjarrfikësve për të shuar zjarrin. Shkaqet janë të paqarta.
Disa ditë më parë, në Filadelfia të SHBA një tjetër zjarr në një apartament u mori jetën 12 personave.