Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 4996 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID 793 qytetarë.
Rastet e reja janë zbuluar: 493 në Tiranë, 37 në Gjirokastër, 36 në Durrës, 31 në Vlorë, 18 në Sarandë, 16 në Lushnje, 14 në Krujë, nga 11 qytetarë në Gramsh, Kavajë, 10 në Kuçovë, 9 në Kurbin, nga 8 qytetarë në Kamëz, Dibër, 7 në Mallakastër, nga 6 qytetarë në Skrapar, Devoll, Delvinë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Himarë, Këlcyrë, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Peqin, Tepelenë, Përmet, nga 3 qytetarë në Patos.
Sot ka humbur jetën një qytetare nga Tirana 77 vjeçe, e cila ishte duke marrë mjekim në spitalin Covid. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 346 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 203,460 që nga fillimi i epidemisë.