Arbër Sulstarova ka disa ditë që ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Gjatë kësaj kohe, ai ka zbuluar se është i dashuruar dhe se partnerja e tij nuk jeton në Shqipëri.
Mbrëmjen e djeshme, teksa bisedonte me Beniadën dhe Monikën, ai ka treguar se si e ka njohur dhe se sa shumë e do.
Biseda mes banorëve:
Monika: Për çfarë ka mbaruar goca Arbër?
Arbër: Është akoma, po studion. Nëse na shikon e puth
Beniada: Si quhet?
Arbër: Jo, nuk dua ta them
Beniada: Ciao e fejuara e Arbërit, të përshëndesim
Monika: Çun shumë të mirë ke
Arbër: Ishalla po na sheh, kurioz jam tani
Beniada: Ça shenje është?
Arbër: Peshore
Beniada: Ti je?
Arbër: Ujor
Beniada: Kombinim interesant
Arbër: Ah sa e dua o Zot
Beniada: Të mungon?
Arbër: Shumë
Monika: Jeni moshatarë?
Arbër: Jo, është pak më e vogël
Beniada: Unë jam kurioze të di se si janë njohur, por nuk bëj pyetje
Arbër: Ja e them unë, nuk ka problem
Beniada: Vërtetë? Ku jeni njohur?
Arbër: Nga një motor klasik, të ato të luftës por që është i ri. Ajo kishte ardhur me pushime në Shqipëri, te familja, te gjyshërit se jeton jashtë shtetit. Ishte në stacion autobusi e unë me motor dhe u shtanga. Unë kam shumë vetëbesim e nuk e kam problem ti flas.
Monika: Me shikim të parë
Beniada: I çmendur
Arbër: I fola. Unë guxoj. I thashë unë dua të të njoh. Shumë thjesht.
Beniada: Ua sa bukur, të kisha qenë unë të kisha thënë ik më le rehat
Arbër: Ashtu më tha pak a shumë. Ngeli. Dua të njoh i thashë, më pëlqeu buzëqeshja. Jo faleminderit më tha. Më stopoi. Unë u fika fare. Ika. Pas disa muajsh më del sponsor në rrjetet sociale, pa dashje. Doli, i shkruajta dhe pastaj ndodhi shumë natyrisht.
Beniada: Të mbante mend?
Arbër: Në fillim jo. O sa e mirë që është. Unë i thërras qiell ose kaosi i paqtë.