Pa veprimin e Turqisë, Europa dhe Siria sot do të përjetonin një situatë krejtësisht të ndryshme dhe kriza e migracionit do të ishte shumë më e thellë dhe do të kishte më shumë terrorizëm dhe destabilitet”.
Kështu deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, gjatë një takimi me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në Ankara.
“Megjithë përpjekjet e saj për të trajtuar krizën e migracionit, Turqia nuk ka arritur të marrë mbështetjen e duhur nga BE-ja”, tha presidenti turk duke kërkuar përditësimin e marrëveshjes së vitit 2016, për të cilën Brukseli cakton fonde për Ankaranë për të mbështetur menaxhimin e refugjatëve në territorin turk.
Sipas të dhënave zyrtare janë të paktën 3 milionë e 700 mijë sirianë që tentojnë të arrijnë në BE ilegalisht nga Turqia.
“Ne presim që Evropa të ndajë barrën e kësaj situate me ne në mënyrë të barabartë”, tha Erdogan, duke përmendur mungesën e mbështetjes nga Brukseli në planet për të kthyer në atdheun e tyre refugjatët sirianë që ndodhen Turqi. Presidenti turk kërkoi gjithashtu një zë më të fortë nga BE kundër emigrantëve që përpiqen të arrijnë në ishujt grekë pranë bregdetit turk nga Athina, të cilët shpesh denoncohen nga autoritetet e Ankarasë.