Antonela Berisha e ftuar në emisionin “E Diell” rrëfeu disa të pathëna. Ajo e ka treguar shpesh që e kanë ngacmuar figura publike, sidomos politikanë, por kësaj here bëhej fjalë për një futbollist.
Antonela ka treguar se është ngacmuar nga futbollisti i njohur Mario Baloteli.
Ky i fundit, sipas Antonelës, i kishte futur shokë për ta ngacmuar. Ish-konkurrentja e “Për’Puthen” thotë se pas dy minutash muhabet Baloteli i kishte shprehur pëlqim, por ajo i kishte thënë se ai nuk ishte tipi i saj.
“Personazhi që më ka shprehur pëlqimin jo dashurinë është i njohur, Baloteli. e kam takuar në një lokal në Milano, futi shokë me më ngacmu. Bëmë muhabet nja dy minuta dhe më pas iku, më tha më pëlqen shumë, je e gjatë je e madhe kshu. Jo i thashë nuk është tipi im”, tha Antonela.
Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” Antonela Berisha përmendur dy emra, si dy prej personazheve më fake në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“A e do me listë apo vetëm një? Jam në mëdyshje, por do t’i them të dyja. Iliri, unë e mendoja më ndryshe, e kuptoj që është gjithmonë një fasadë, është fasadë. Ai gjatë javës ishte i qetë, kurse gjatë prime ndryshonte totalisht. Emri i dytë është Arjola. Pavarësisht të gjithave, ajo përdor imazhin e vuajtjes, ajo thotë që unë kam kaluar këtë e atë dhe nuk mendon se edhe të tjerë mund të kenë kaluar vuajtje”, tha Antonela.