Ministrat e Shqipërisë dhe Turqisë nënshkruan këtë të hënë 7 marrëveshje bashkëpunimi, në fusha të ndryshme.
Marrëveshjet që u nënshkruan:
-Memorandum mirëkuptimi ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Turqisë për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve dhe arsimit në fushën e ligjeve.
-Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e protokollit ndërmjet Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë
-Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e rinisë dhe sporteve mes Ministrisë së Rinisë dhe Sportit ndërmjet Shqipërisë dhe Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve në Turqi
-Protokoll bashkëpunimi mes Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor të Shqipërisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Operas dhe Baletit Shtetëror në Turqi.
-Memorandum mirëkuptimi mes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.
-Protokoll bashkëpunimi midis Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Arkivave Shtetërore të Presidencës së Republikës së Turqisë.
-Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Telegrafike Shqiptare dhe agjencisë “Anodollu”.