Kryesore Dy të vdekur dhe 1017 raste të reja me COVID-19

Dy të vdekur dhe 1017 raste të reja me COVID-19

1017 infektime të reja me COVID-19 janë konfirmuar në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 2 persona kanë humbur jetën nga virusi, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Rastet e reja pozitive kanë dalë nga 4024 testime që janë kryer.

Viktimat ishin një qytetare nga Durrësi 48 vjeçe, një qytetar nga Lushnja 61 vjeç.

Viret re ulje e numrit të rasteve të reja në krahasim me një ditë më parë (1697), por paralelisht edhe një ulje e numrit të testimeve (5280).

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë konfirmuar 1,254 të shëruar nga COVID. Prej fillimit të pandemisë në vend janë regjistruar gjithsej 209,455 raste shërimi nga COVID.

Aktualisht në Shqipëri janë 20,928 qytetarë aktivë me COVID-19. 136 pacientë janë shtruar në spital, 16 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar shëndetësore.