Prej disa ditësh emri i deputetes së Partisë Socialiste, Elona Gjebrea po përflitet në media dhe nga Opozita për një lidhje të saj me bandat e nakro-trafikut në jug të Shqipërisë.
Por, pasi ka disa ditë që përflitet për këtë çështje në media dhe akuza të ashpra nga Opozita, ka ardhur reagimi i deputetes Gjebrea.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, deputetja Elona Gjebrea sqaron se në asnjë moment gjatë ushtrimit të detyrave të saj nuk ka shkelur ligjin.
“Sulmet e opozitës, janë një përpjekje e dështuar për të njollosur figurën time, duke hedhur në tregun mediatik mashtrime dhe të pavërteta”, shkruan ndër të tjera deputetja Gjebrea.
Ky reagim i ish-zëvendësministres së Brendshme, Elona Gjebrea vjen pak orë pas publikimit të një dokumenti që akuzonte bashkëshortin e saj për falsifikim dokumentash.
Më poshtë reagimi i plotë: