Në 500 vitet e fundit janë zhdukur 10% e specieve të gjalla. Ky është konkluzioni i një studimi të kryer së fundmi nga një bashkëpunim i universitetit të Hawai dhe Muzeut të Historisë natyrore të Parisit dhe i publikuar në revistën shkencorë Biological Reviews.
Sipas kërkuesve, njeriu ka tendencën të bazohet duke u përqendruar vetëm tek gjitarët apo shpendët, por këto klasa përbëjnë vetëm një pjesë shumë të vogël të biodiversitetit botëror. Duke përqendruar vëmendjen edhe tek jo vertebrorët, del në pah një panoramë mjaft dramatike, pasi këtu rezulton edhe zhdukja më e madhe. Sipas statistikave, nga vitit 1500, nga rreth 2 milionë specie të gjalla, të jenë zhdukur 150-260 mijë, që përbën deri në 13% të totalit të gjallesave.
Sipas shkencëtarëve, zhdukja fatmirësisht nuk shtrihet në të gjitha ekosistemet, dhe në dete ky fenomen duket se është shumë më i ulët sesa gjallesat e tokës.
Sipas një pjesë të komunitetit shkencor, kjo është pasojë edhe ndikimit të njeriut në jetën mbi planet.