Politika Zgjedhjet e pjesshme vendore, Meta: Asnjë forcë politike nuk po shmanget

Zgjedhjet e pjesshme vendore, Meta: Asnjë forcë politike nuk po shmanget

Presidenti Ilir Meta, në një prononcim për mediat nga Shkodra, deklaroi se “asnjë forcë politike nuk po shmanget”, në lidhje me konsultimet për zgjedhjet e pjesshme vendore.

“KQZ ka tani barrën kryesore për organizimin e punës për të patur një proces shembullor. Unë nxis të gjithë aktorët që ky të jetë proces shembullor. Është një moment i rëndësishëm për të rindërtuar dhe rehabilituar institucionin e votës së lirë në vend”, deklaroi Meta.

“Është një proces që përfshin disa nga bashkitë më kryesore të vendit. Unë i nxis të gjithë që të reflektojnë dhe t’i shërbejnë një procesi shembullor, që do të jetë në vëmendjen e institucioneve që na kanë bërë vërejtje për proceset zgjedhore”, shtoi Meta.