Histori Një monument për Jeronim de Radën, konkursi në vitin 1903 midis skulptorëve...

Një monument për Jeronim de Radën, konkursi në vitin 1903 midis skulptorëve italianë dhe të huaj

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Le Français” ka botuar, të martën e 17 marsit 1903, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me ndërtimin e një monumenti për patriotin dhe shkrimtarin e shquar shqiptar Jeronim De Rada, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Një monument për Jeronim de Radën.

Me iniciativën e princit Aladro Kastriota, pretendent për fronin e Shqipërisë, është formuar një komitet për t’i ngritur një monument, ndoshta në Catanzaro, patriotit dhe shkrimtarit të shquar Jeronim de Rada, i cili ndërroi jetë më 28 shkurt pranë Cosenza-s dhe të gjithë jetën e tij ia kushtoi rindërtimit të kombësisë shqiptare.

Për planin e monumentit, për të cilin do të paguajë Princi Kastriota, do të hapet një konkurs midis skulptorëve italianë dhe të huaj.

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania