Bota SHBA po bën llogaritë e fundit, ish-shefi i CIA-s: Sulmi rus në...

SHBA po bën llogaritë e fundit, ish-shefi i CIA-s: Sulmi rus në Ukrainë mund të nisë nga momenti në moment

Bota po sheh dhe po pret, teksa më shumë se 127 mijë trupa ushtarake ruse qëndrojnë shumë pranë kufirit me Ukrainën. Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se sulmi mund të nisë nga momenti në moment. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të dërgojnë armatime drejt Ukrainës, teksa po evakuojnë amerikanë prej saj. Departamenti Amerikan i Shtetit po reduktojnë stafin e ambasadës amerikane në Kiev.

“Disa vija janë shkelur sepse personeli ynë në ambasadë ka në plan të largohet menjëherë, për gjithçka mund të ndodhë, përpara se të arrihet tek evakuimi. Tani, në vlerësimin tonë, shumë gjëra kanë ndodhur, ende nuk e dimë saktësisht çfarë, por kjo ka bërë që DASH të thotë se familjet e stafit diplomatik duhet të largohen”, thotë ish-kreu i CIA për operacionet ruse Steve Hall.

Zyrtarët amerikanë, shumë të informuar për situatën, thonë se presidenti amerikan Joe Bide po punon për një plan apo strategji globale për të rritur prodhimin e gazit natyror, në rast të skenarit që Rusia pushton Ukrainën. Ky plan është i nevojshëm për të siguruar furnizimin e Europës me gaz, prej të cilës gjysmën e sasisë ende e siguron nga Rusia.

Një zyrtar ushtarak thotë se Biden është takuar po ashtu me liderët më të lartë ushtarakë, për të diskutuar të gjitha opsionet e një ndërhyrje ushtarake në baltik dhe në Europën Lindore, diskutim për të cilin Shtëpia e Bardhë thotë: “Presidenti Biden edhe një konfirmon se nëse Rusia pushton më tej Ukrainën, SHBA do të vendosë pasoja të shpejta dhe të rënda mbi Rusinë, me aleatët dhe partnerët tanë”.

Çfarë ndodh më pas, varet nga çfarë po planifikon presidenti rus Vladimir Putin.

“Mendoj se gjithçka do të jetë pjesë e një analize komplekse që ai po bën tani, për të vendosur, të ndërhyjë apo jo. Në qoftë se po, si? Në qoftë se po, kur?”, thotë Steve Hall.