Vijojnë përplasjet mes FSHF dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit Tirana, ka paditur këtë të martë në prokurori Ilir Shulkun, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Ardian Haçin, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë.
Kallëzimi i Veliajt ndaj këtyre dy personave është bërë për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorim detyre”.
Sipas Veliajt, kallëzimi mbështetet në veprimet e kundraligjshme të ndërmarra nga Ilir Shulku dhe Ardian Haçi, në procedurën e zgjedhjes së Kreut të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës.