Juventus më në fund ka gjetur një bomber të racës së pastër. Klubi bardhezi ka arritur marrëveshje me Fiorentinën për marrë menjëherë Dusan Vlahovic, i cili do të largohet nga vjollcët një vit para skadimit të kontratës. Shifrat janë ato të zbuluara nga drejtori sportive, Prade: 70 milionë, plus disa bonuse. Atë e pret një kontratë shumëvjeçare në Torino, me mbi 7 milionë euro neto në vit.
Mbeten vetëm detajet e fundit për t’u depozituar pranë agjentëve të lojtarit, por në këtë pikë të negociatave ato janë vetëm një formalitet. Prandaj, Allegri do të jetë në gjendje të llogarisë një sulmues të aftë për të shënuar gola dhe kështu të kompensojë mungesën e Chiesa së dëmtuar, të ardhmen enigmatike të Dybala dhe një Kean, i cili për momentin ka rezultuar të jetë gjithçka tjetër, veçse jo thelbësor.
Dhe më pas është Morata, në vitin e tij të dytë dhe të fundit të huazimit nga Atletico Madrid. Spanjolli është një sulmues që punon për ekipin, por nuk është në gjendje të garantojë golat që i duhen Juventusit për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve. Vlahovic është sigurisht një investim afatgjatë. Tashmë ish-lojtari i Fiorentinës do të mbushë 22 vjeç në ditët në vijim dhe ditëlindjen do ta festojë me ngjyrat bardhezi.