Me daljen e Beatrix nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” të gjithë kanë pritur reagime dhe deklarata nga këngëtarja apo nga të afërmit e saj, edhe pse duket se ajo ka patur nevojë për të kaluar një kohë kthjellimi nga ngarkesa psikologjike e madhe.
Megjithatë, vëllai i Donaldit, Romeo Veshaj i cili menaxhon rrjetet sociale të konkurrentit, ka bërë një postim shumë të këndshëm në “Instagram”-in e tij referuar lidhjes së Donaldit me Beatrix.
Ai ka postuar në emër të Donaldit, dy foto të bashkuara të shkëputura nga qëndrimi i këtij të fundit në shtëpi, ku shfaqet vetëm në pishinën e shtëpisë, e më pas, në të njejtin vend, krah partneres së tij.
Ajo që na ka bërë akoma më shumë përshtypje ka qenë edhe mbishkrimi i vendosur mbi foto, një shprehje lidhur me situatën që çifti është duke kaluar.
“Qe te shohesh ylberin duhet te presesh shiun #staystrongmylove”
Duket se Romeo, nëpërmjet fjalëve që beson se do të thonte i vëllai, po mundohet që t’i japë Beatrix një mesazh, pas periudhës së vështirë që ajo po kalon.
Donaldi nuk e ka pritur mirë eleminimin e partneres së tij dhe këtë gjë e ka reflektuar edhe në disa momente brenda shtëpisë, ku ka qëndruar vetëm apo ka vështruar foton e Beatrix.