Nuk ka mundur që t’u mbijetojë dot plagëve Hazbi Hajdini, 53-vjeçari shqiptar, i cili të hënën u përplas nga një furgon.
Ngjarja ndodhi në mëngjes në Savignano sul Panaro.
Dëmtimet ishin të rënda për Hajdinin, i cili ndërroi jetë të martën në shtratin e spitalit. 53-vjeçari ishte dërguar me urgjencë në spitalin e Bolonjës pas aksidentit, por përpjekjet e mjekëve ishin të kota.
Të martën ata konfirmuan se Hajdini kishte ndërruar jetë. 53-vjeçari shqiptar kishte vite që jetonte në Itali. Ai la pas gruan dhe fëmijët e tij.
Mediat italiane shkruajnë se tashmë u takon autoriteteve të vendosin për fatin e shoferit të makinës që u përfshi në aksident, një 65-vjeçar italian.