Pas mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka dhënë një lajm të mirë duke treguar se lumi i Shalës dhe i Vjosës janë shpallur zona të mbrojtura natyrore në nivelin “Park
“Dua të theksoj një gjë të rëndësishme, me këtë proces rishikimi kemi jo vetëm përditësim të atyre që kishim, por kemi edhe shpallje të zonave të reja, siç është konkretisht lumi i Vjosës. Dua të theksoj se është një kontribut i përbashkët, apo siç është Lugina e Shalës dhe kështu ne shkojmë në dy zona të reja të mbrojtura në nivelin “Park Natyror”. Kemi gjithashtu edhe një lajm të mirë edhe shpalljen e parkut “Alpet e Shqipërisë” ku kemi një organizim të disa hapësirave të copëzuara më parë, siç ishte Thethi, Valbona, duke i përfshirë në një territor më të gjerë. Sot, kemi rreth 21 për qind të territorit të Republikës së Shqipërisë pjesë e kategorive të ndryshme, një aset kombëtar. Nuk mjafton kaq, gjithë koncepti shkon për menaxhimin më tej të këtyre zonave, por sidomos dhe me strategji që do të jenë të koordinueshme”, tha Mirela Kumbaro.