Më 27 janar Akademia e Oscars do të fillojë votimin për nominimin e filmave.
Në këtë votim merr pjesë edhe Kosova me filmin “Zgjoi”.
Përzgjedhja e filmave do të zgjasë deri më 1 shkurt. Filmat e votuar do të bëhen publikë me datë 8 shkurt.
Thuajse një muaj më vonë, nga data 17 – 22 mars Akademia do të përzgjedhë listën përfundimtare të nominimeve.
Më 27 mars do të zhvillohet ceremonia e Oscars, ku jepen çmimet për filmat më të mirë në 24 kategori.
Gjashtë kategoritë më të rëndësishme janë: Filmi më i mirë, regjisori më i mirë, aktori më i mirë, aktorja më e mirë, skenari më i mirë, filmi më i mirë i huaj.
Kosova është në listën e ngushtë të Oscars me filmin Zgjoi (Hive) për kategorinë ‘Filmi më i mirë i huaj’.
Gjasat për të fituar nominimin janë të mëdha, sipas aktores në atë film, Yllka Gashi.
Përmes një njoftimi në Facebook, Gashi bëri thirrje për mbështetje në përhapjen e posterit të filmit nëpër rrjetet sociale.
Ceremonia e 27 marsit do të përbëje ceremoninë 94-të të çmimeve Oscars.
Çmimet e para Oscars u mbajtën më 16 maj të 1929, duke i dhënë frymë një prej çmimeve më prestigjioze të kinematografisë në botë.