Në Mbretërinë e Bashkuar do të testohet mundësia që punonjësit të punojnë një ditë më pak në javë.
Punonjësit do të punojnë 32 orë, në vetëm 4 ditë në javë pa ndryshime në pagë.
Ky është një projekt pilot që do të nisë në qershor dhe do të zgjasë 6 muaj. Projekti do të studiojë ndikimin e këtij ndryshimi në mirëqenien e punonjësve dhe në produktivitetin e kompanisë.
Nisma është ideuar nga organizata 4 Day Week Global, dhe tashmë është provuar edhe në Islandë me 2500 punonjës.
Rezultatet treguan se produktiviteti dhe shërbimi mbeti nuk u përkeqësua dhe në disa raste u përmirësua.
Kompania teknologjike Microsoft bëri një eksperiment të ngjashëm në vitin 2019. Punonjësve iu shkurtua puna në 4 ditë në javë dhe rezultatet ishin pozitive. Sipas kompanisë produktiviteti i punës u rrit me 40%.
Po ashtu pati kursim të energjisë elektrike dhe letrës së përdorur.
Ky program pilot i 4 ditëve të punës në jave, po aplikohet aktualisht në Spanjë dhe Skoci. Ndërkohë që pritet të implementohet në SHBA, Irlandë, Kanada, Australi dhe Zelandë të Re.