Aktualitet Meta: Katër protestuesit e 21 janarit i ka vrarë Rama dhe Basha

Meta: Katër protestuesit e 21 janarit i ka vrarë Rama dhe Basha

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një tjetër variant për ngjarjet e 21 janarit 2001 kur 4 protestues u vranë në protestën e opozitës përpara kryeministrisë. Meta tha në Euronews Albania se përgjegjës për vrasjet janë Edi Rama dhe Lulzim Basha.

“Ata 4 të vrarë në 21 janar, ata i vrau Edi Rama dhe Lulzim Basha. Unë kam qenë në një emision të Fevziu një natë para se të jepja dorëheqjen. Nuk kisha ndërmend të jepja dorëheqjen, por nuk mendoja që do të shkonte aq keq sepse ishte montuar ajo çështja e 700 mijë euroshit. Unë thashë që nuk jap dorëheqjen për 1, 2, 3, 5 arsye.

Të nesërmen më bie zilja në shtëpi dhje më thanë miq të mirë nga matanë oqeanit. Vlerësoje pak këtë punë sepse ka të dhëna që do të ketë vrasje. Që do të thotë se do gjendet sebepi që ndodhi se ky nuk dha dorëheqje. Ne e dimë që kjo do kërkojë kohë, por mendoje.

Pas kësaj unë shkova të “doktori i madh” (Berisha). “Shumë mirë ishe” – më tha doktori. “Mirë” – i thashë, por duhet të merret situata më seriozisht sepse unë duhet të jap dorëheqje sa më parë sepse ata kanë planifikuar të vrasin njerëz në protestë.

Këtë i thashë “doktorit të madh”. Jo më tha. I thashë që kam info nga njerëz të rëndësishëm. Nuk pranoi doktori dhe bëmë pak debat. Unë i thashë që duhen marrë masa që të mos ndodhë kjo.

Unë kam marrë të dhëna me komuna se nga do vinin ata që do bënin atë që do bëhej. Basha thoshte vetëm: “I kemi marrë masat”, “I kemi marrë masat”….

Edhe gardën edhe policinë e drejtonte ministri i brendshëm që merr masat dhe kontrollon dhe verifikon çdo gjë. Atyre u interesonte të ndodhte kjo që ndodhi. Atyre u interesonte të ndodhte kjo që ndodhi. U kam thënë dhe kokëpalarë atyre se ashtu ishin. Nuk ke pse të godasësh policinë.

Ne kishim informacione se nga do vinin dhe ai (Basha) nuk mori asnjë masë. E bëri me qëllim apo pa qëllim nuk e di, por ajo ndodhi. Të merrte informacion dhe të mos merrte masa? Këtë bëri ai” – tha Meta.