Kryesore 1/3 e demokratëve duan një kryetar të ri

1/3 e demokratëve duan një kryetar të ri

38,4% e votuesve të Partisë Demokratike do të zgjidhnin Sali Berishën për kryetar në rast se zgjedhjet brenda partisë do të mbaheshin sot.

Për Lulzim Bashën kryetar shprehin pëlqim 28,3% kurse 33,3% preferojnë një kryetar tjetër për të drejtuar PD-në.

Kandidatët e tjerë më të pëlqyer nga demokratët janë Agron Shehaj (6,3%), Grida Duma (5.4%) dhe Belind Këllëçi (4.1%).

Ndërsa 17,5% e atyre që duan një kryetar të ri, shprehen se do të preferonin një tjetër figurë e ndarë në përqindje të vogël.

Gjetjet janë rezultat i anketës për periudhën 13-24 janar 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.