Bota Putin telefonon Macron: Po studiojmë përgjigjen e SHBA për Ukrainën

Putin telefonon Macron: Po studiojmë përgjigjen e SHBA për Ukrainën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin akuzon SHBA dhe NATO se po injoron kërkesat kryesore të Rusisë për sigurinë.

Këtë koment që është i pari për përgjigjen e SHBA, Putin e ka bërë gjatë një bisede telefonike me presidentin e Francës, Emmanel Macron.

Putin thotë se përgjigja me shkrim mbi kërkesat e Moskës nuk janë marrë parasysh dhe i tha Macron se Rusia po studion kundër propozimin e bërë nga ana e SHBA para se të vendosë për hapat e mëtejshme.

Ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron i tha homologut rus se Rusia duhet të respektojë sovranitetin e fqinjëve të saj, tha një zyrtar i presidencës franceze.

Të dy udhëheqësit ranë dakord gjithashtu se vendet e tyre do të angazhohen në diskutime diplomatike katërpalëshe, sipas formatit të Normandisë si pjesë e përpjekjeve për të zbutur tensionet, shtoi zyrtari.

“Presidenti Putin tha se ai do që të vazhdojë dialogun dhe se është e rëndësishme të punohet për zbatimin e marrëveshjeve të Minskut,” tha zyrtari francez, duke shtuar se zoti Putin theksoi se nuk donte që situata të përshkallëzohej.

Një prej kërkesave kryesore të Rusisë ishte ndalimi i anëtarësimit në NATO i Ukrainës si dhe tërheqja e armatimeve pranë kufirit me Rusinë.

Pas këtyre komenteve të Putin, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca është gati që të rrisë prezencën në vendet e Evropës Lindore.

Stoletenberg tha se Rusia po zhvendoset mijëra trupa si dhe sistem raketor në Bjellorusisë, që gjithashtu ndodhet në kufi me Ukrainën.

Më herët, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Rusia nuk po kërkon luftë me Ukrainën.

SHBA dhe NATO në përgjigjen për Rusinë shprehen se është e drejta e Ukrainës të vendosë për aleatët e saj ndërsa u shprehën të gatshëm për të biseduar për sistemin e raketave.