Bota “Bjellorusia do të luftojë krah Rusisë nëse Moska pushton Ukrainën”

“Bjellorusia do të luftojë krah Rusisë nëse Moska pushton Ukrainën”

Bjellorusia do të luftojë krah Rusisë nëse Moska pushton Ukrainën, tha të premten presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

Presidenti bjellorus u shpreh se ishte i gatshëm për të mirëpritur “qindra mijëra” ushtarë rus në vendin e tij.

“Nëse ka një agresion kundër Bjellorusisë, do të ketë qindra dhe mijëra ushtarë rus. Që bashkë me qindra dhe mijëra bjellorusë, do të mbrojnë këtë tokë”, tha ai.

Lukashenko paralajmëro se në rast se do të ketë konflikt “nuk do të ketë fitues”.

“Të gjithë do të humbin gjithçka”, tha ai gjatë një fjalimi në Asamblenë Kombëtare.

Moska dhe Minsku janë aleatë kyç, pasi Putin i ka ofruar mbështetje vendimtare Lukashenkos gjatë protestave për rizgjedhjen e tij në 2020.

SHBA dhe NATO kanë paralajmëruar se Rusia po planifikon pushtimin e Ukrainës pasi rreth 100 mijë trupa janë pozicionuar në kufi.

Rusia ka mohuar pretendimet për pushtimin e Ukrainës, nga e cila ka aneksuar Krimenë në 2014.

Në lindje të Ukrainës, separatistët pro rusë kontrollojnë vijën bregdetare në qytetet Donetsk dhe Luhansk.