Kryesore Ulen infektimet, 1.341 raste të reja dhe 3 humbje jete nga Covid...

Ulen infektimet, 1.341 raste të reja dhe 3 humbje jete nga Covid 19

Numri i infektimeve në 24 orët e fundit ka pësuar një rënie, ku raportohet për 1.341 raste të reja me koronavirus nga 5.43 testime të kryera gjithsej. Ministria e Shëndetësisë thotë se kanë humbur jetën 3 qytetarë dhe janë shëruar 2.163 të tjerë.

Sa i takon humbjeve të jetës, bëhet fjalë për një qytetare nga Berati 68 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 73 vjeç, një qytetar nga Tirana 90 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 2163 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 232,356 që nga fillimi i epidemisë. Janë 21,389 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Kanë rezultuar pozitivë me COVID 19, 1.341 qytetarë, në këto bashki: 563 në Tiranë, 79 në Vlorë, 58 në Durrës, 53 në Shkodër, 46 në Lushnje, 45 në Fier, 37 në Elbasan, 34 në Gjirokastër, 31 në Sarandë, nga 27 qytetarë në Kamëz, Krujë, nga 24 qytetarë në Korçë, Berat, nga 19 qytetarë në Kuçovë, Lezhë, Vorë, 18 në Pogradec, 15 në Gramsh, nga 14 qytetarë në Kavajë, Patos, nga 12 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, Skrapar, 11 në Mirditë, 10 në Tepelenë, nga 9 qytetarë në Vau i Dejës, Peqin, nga 7 qytetarë në Kukës, Memaliaj, nga 6 qytetarë në Dimal, Selenicë, Divjakë, Tropojë, nga 5 qytetarë në Has, Devoll, Poliçan, nga 4 qytetarë në Këlcyrë, Libohovë, Delvinë, Himarë, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Dibër, Kolonjë, Prrenjas, nga 2 qytetarë në Maliq, Përmet, Dropull, Shijak, Fushë Arrëz, Pukë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Mat, Roskovec, Konispol, Finiq, Cerrik, Belsh.