Partia Demokratike ka reaguar pasi Komisioni për Rithemelimin bëri publike emrat për zgjedhjet e 6 marsit, duke e cilësuar këtë, farsën e radhës të Berishës.
PD njofton gjithë simpatizantët dhe votuesit e saj se emrat e shpallur sot nga grupimi i Sali Non-Gratës, nuk janë kandidatë të PD-së për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
“Me farsën e radhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale. Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e non gratës së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike”, thekson PD.
Sipas PD ky është përdorimi dhe mashtrimi i radhës që Sali Berisha u bën edhe atyre pak demokratëve që nuk e kanë kuptuar akoma hallin e tij.
Më herët ish-kryeministri Sali Berisha publikoi listën e kandidatëve të Partisë që do garojnë ditën e diel më 6 mars, për kandidatë për kryetar bashkie në 6 bashkitë të vendit.