Dy persona janë proceduar penalisht, por në gjendje të lirë, pasi kishin hapur një klinikë dentare në Kukës, të palicencuar, duke shmangur detyrimet tatimore.
Sipas Policisë së këtij qyteti, 49-vjeçari me inicialet H.U., shtetas turk me banim në Kosovë, dhe 38-vjeçarja me inicialet M.U., nga Kukësi, e kishin regjistruar subjektin e tyre me fushë veprimtarie “fast food”, por në periudha të ndryshme e kanë përshtatur si klinikë dentare dhe kanë ushtruar aktivitet të palicencuar, duke shmangur detyrimet tatimore.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet dentare, tha Policia e Kukësit.