Nëse loja e futbollit, nuk do të kishte porta dhe secili nga dy kundërshtarët, të kishte nga një portier për të mbrojtur portën e tyre, kjo lojë, jo vetëm që nuk do të kishte kuptim, por nuk do të ishte edhe loja më e dashur dhe më popullore e planetit.
Kjo i jep një rol kryesor lojtarit që e mbron portën nga goli, të cilin e kanë pagëzuar me emrin, portier. Portieri, ndryshe nga lojtarët e tjerë, i lejohet që të prekë topin dhe të luajë edhe me duar në zonën e tij, që ndryshe njihet si zona e penalltisë. Portieri është i është i vetmi lojtar në fushë, që zëvendësohet me një tjetër, në rast se dëmtohet apo gjykohet me karton të kuq, për shkeljen e rregullave të kësaj loje.
Portieri është një nga lojtarët me peshën më të madhe në lojë dhe një nga më të rëndësishmit, pasi nga loja e tij, varet përqindja më të madhe të çdo rezultati në përfundim të ndeshjes. Si e tillë, jo të gjithë kanë dhuntinë ta marrin përsipër apo t’i besohet ky rolë, pasi nga aftësitë e portierit, varen fatet e mbajtjes dhe e çdo përmbysjeje të çdo rezultati.
Portierët shquhen për planzhonet e tyre, guximin, elasticitetin, inteligjencën dhe kalkulimet në të qindtën e sekondës për të parashikuar ardhjen e topit dhe hedhjen për ta pritur atë.
Futbolli, si lojë në forma të përafërta, janë shfaqur 2500 p.e.s, në Greqinë e lashtë, Egjiptin dhe Kinë. Kuptohet, që me Greqinë e lashtë, flitet për fiset pellazge, paraardhësit e fiseve ilire, pasi grekët e parë që përvetësuan këtë emër, i kanë sjellë në Gadishullin Ilirik, në fillimin e viteve 800-të, p.e.s, për të punuar dhe kryer shërbesa të tjera, ngaqë ilirët ishin të përkushtuar më shumë nëpër luftëra. Ka edhe të dhëna që ilirët e asaj kohe, kanë qenë shumë racistë! Ata kryenin marrëdhënie me femrat e ardhura, të cilat punonin tek pronat e tyre dhe kur shikonin që fëmijët e tyre dilnin me ngjyrë, ata vrisnin jo vetëm foshnjen, por edhe nënën e tyre! Fatin e tyre, e kanë patur me mijëra. Këtë e bënin, për të mbajtur racën e pastër, duke u nisur nga mentaliteti i asaj kohe. Duke krahasuar vitet që lartpërmenda, kuptohet shumë lehtë, se ishin etërit e ilirëve, ata që shpikën futbollin, në një lloj forme.
Tek ai kinez, ku futbolli i sotëm ka më shumë ngjasi, filloi në vitet 206 p.e.s deri në 260 erë sonë, përgjatë Dinastisë Han. Ndërsa në Britani shënoi fillimet në shekullin e 9-të dhe mori zhvillim në fillimet e shekulli 18-të. Në fund të këtij shekulli, filloi të zyrtarizohej si lojë, por edhe të përhapej në Europë dhe në Amerikën e Jugut.
Meqë jemi tek emri i kësaj loje, që është pagëzuar, “Futboll” dhe portieri që mbron portën nga “goli”, po ndalemi pak tek etimologjia e këtyre dy fjalëve. Në anglisht, fjala “Football” që shqiptohet “Futboll”, e ka prejardhjen nga përbërja e dy fjalëve “Foot + ball”, “këmbë + top”; shkelmim i topit me këmbë. Ndërsa etimologjia e fjalës “Gol”, nuk kam ndeshur ndonjë shpjegim. Por mendoj se vjen nga fjala e anglishtes, “Go”, që do të thotë në shqip, “shko” ose “Goal”, e cila në shqip ka kuptimin “qëllim”. Në shqip, fjala “Futboll”, për koiçidencë ka kuptimin “Fut-boll”, pra fut topa ose gola sa të duash. Siç lartpërmenda, fjala “foot” në shqip ka kuptimin “këmbë”, që mund ta ketë prejardhjen nga fjala shqip, “fët-fët”, që ka kuptimin, “Hidhi këmbët fët-fët, shpejt e shpejtë”. Nuk duhet harruar se janë me mijëra fjalë në anglisht, që kanë prejardhjen nga shqipja edhe pse njihen se e kanë prejardhjen nga greqishtja e vjetër, që nuk është gjë tjetër, por shqipja.
Si në çdo trevë shqiptare, edhe në trevat tona të Tepelenës, futbolli, lindi në vitet e para, pas çlirimit të vendit. Në vitin 1947-ë, u hodhën themelet e para të futbollit dhe në vitin 1948-ë, formohet ekipi i parë dhe pagëzohet me emrin, “Vjosa”, më pas me emrin, “Puna” dhe në vitin 1951-ë, u pagëzua me emrin, “Minatori”.
I njëjti ekip edhe pse u pagëzua tre herë, përfaqësonin rrethin e Tepelenës dhe vazhdoi të debutoj po me këtë emër, deri në vitin 2000-ë, ku ripagëzohet me emrin, “Tepelena”. ku vazhdon edhe sot. Ndeshjet e para janë luajtur në fushën e Beçishtit dhe në vitin 1951-ë, ndeshjet filluan të luheshin në qytetin e Memaliajt, ku ekipi përbëhej, pothuajse me futbollistë memaliotë dhe në vitin 1986-ë, ekipi filloi të luante në Tepelenë, pasi aty u ndërtua edhe një stadium me fushë më cilësore.
Me transferimin e fushës në Tepelenë, në vitin 1986-ë, në Memaliaj lindi si domosdoshmëri e lindjes së një ekipi futbolli që u pagëzua me emrin, “Memaliaj”, ekip ky që vazhdon të debutoj edhe në ditët e sotme.
Përveç këtyre ekipeve, në vitin 1966, në Progonat u themelua ekipi i futbollit me emrin, “Shqiponja” dhe luajti në Kategorinë e Tretë. Në kampionatin sportive të viteve 1993-1994, arrin të luaj në kampionatin e Kategorisë së Dytë.
Ndërsa në vitin 1996, po në trevën e rrethit të Tepelenës, u formua ekipi, “Krahës-Qeserat”, pagëzim ky që përbëhet nga emrat e fshatrave në kufij me njëri-tjetrin, Krahës dhe Qeserat dhe debutoj në kategorinë e tretë, deri në vitin 2000-ë.
Në vitin 1969, u themelua ekipi i futbollit të të rinjve, “Minatori” dhe vazhdoi deri në vitin 1985-ë. Ishte ky vit që shënoi transferimin e ekipit “Minatori” në Tepelenë dhe në vitin 1986, themelimin e ekipit të të rinjve të futbollit, Tepelenë”.
Përgjatë këtyre viteve e deri më sot, me aq sa mbaj mend por edhe me ndihmën e bashkëpatriotëve, po ju sjell si më poshtë, emrat e të gjithë atyre futbollistëve, të cilët kanë mbrojtur portën tepelenase dhe të ekipeve që ata kanë përfaqësuar në ekipet zyrtare dhe në ato të fushave të zeza..
Me ekipin “Vjosa”, “Puna” dhe “Minatori”, kanë luajtur këta futbollistë, duke e filluar nga portieri i parë i saj, Kiço Karaj dhe të tjerë si: Halit Minxolli, Zane Nika, Pëllumb Xhani, Ferit Shabani, Isa Bonjaku (Tirana), Mehmet Muçi, Vangjel Muçi, Shpëtim Mellara (Tepelena), Sulo Hodo, Qani Bega, Vasil Gërxho, Vilson Shehu, Timoshenko Bushi (Timo), Petrit Kocali, Avdulla Muçi, Vasil Puto, Axhem Bami (Tepelena), Ëngjëlli Sulejmani (Tepelena), Ruzhdi Lame (Gjirokastra), Medin Dashi, Mihal Çimi, Aleksander Qiqi dhe Foto Strakosha.
Kur ekipi “Minatori”, u transferua me fushë në Tepelenë, në pozicionin e portierit kanë luajtur, Avdula Muçi, Medin Dashi, Mihal Çimi, Aleksandër Qiqi, Foto Strakosha, Jorgo Ferro, Arian Puto, …etj.
Kur u pagëzua me emrin, “Tepelena”, kanë vazhduar të luajnë edhe portierët me ekipin e të rinjve dhe me ekipin e parë, portierët: Ilir Xhihani, Krenar Shehu, Ermal Çela, Altin Shehu, Bledar Nika, Idlir Zeka, Vullnet Ajdini, Julian Varfi, Eduart Goxhaj, Andi Dogani, Rovin Qori (të rinjtë), Sokol Hyseni, …etj.
Me ekipin e “Shqiponjës”, kanë luajtur portier si: Rait Lila, Ëngjëlli Sulejmani (Tepelena), Avni Guca, …etj.
Me ekipin e të rinjve të futbollit “Minatori”, kanë luajtur portier, Gëzim Dervishi, Novruz Meta, Medin Dashi, Vladimir Muçi, Foto Strakosha, Napolon Muçi, Lume Meta, Robert Sinani, Ilir Xhihani, Adnand Goga, Guri Çibuku, Agron Dashi, Edmond Kondo, Julian Qibini, Ani Kuçi, Emiljano Shapa, Lisandër Xhelili, Dashamir Velaj, Besnik Muçobega …etj.
Portierët e “Klasave sportive” apo siç quheshin ndryshe, “Shkollat e futbollit”, të Memaliajt, të cilat u hapën në vitin 1978-ë, e në vazhdim, kanë luajtur: Vladimir Dervishi, Leonard Jaupi, Jorgo Ferro, Fatmir Nexhipi, Dashamir Velaj, Genci Halili, Bledi Muzha, Bledi Gjoka, Sokol Velaj, Arian Puto, Adi Kasa, Ervin Merdani, Saimir Abazi, Edmond Visha, Florian Kanani, Renato Kocali, Paris Gjika, ..etj. Ndërsa, Artan Mirte ka luajtur me pionierët, pas viteve 1990-të, me ekipin që e trajnonte, Prof. Viron Laska.
Me ekipin e futbollit, “Memaliaj”, portier kanë luajtur: Medin Dashi, Edmond Nano, Adnand Goga, Buna Merdani, Ilir Xhihani, Guri Çibuku, Ani Kuçi, Klodian Mustafaj, Arbër Myslymi, Egert Myrtaj, Endri Goxhaj, Dilaver Merkohasani, Arbër Myslymi, Dritan Kristidhi (Luftëtari), Ermal Nexhipi (Bylis), Alfons Ymeraliaj (Bylis).
Ndërsa emrat e portierëve me ekipet e fshatrave që luanin nëpër spartakiadat, që zhvilloheshin në shkallë rrethi dhe më gjerë, janë: Mustafa Laze (Dragot), Astrit Qirjazi (Damës), Ramadan Ferra (Beçisht), Resul Lila (Qeserat), Luan Memushi (Dhëmblan), Vasil Serjani (Iliras), Ilmi Muçohima (Toç), Shkëlqim Nuraj (Selckë e Madhe), Ilir Gërbi (Qeserat), Myrto Hori (Zhulat). Në Salari: Riza Zaçe, Vero Ruçi, Mato Muçi, Dasho Hodaj, Gëzim Zhupa, Edmond Malaj, Hysen Malaj, …etj.
Nëpër fushat e zeza, të futbollit memaliotë, portier kanë luajtur: Avdulla Muçi, Agron Goga, Avdulla Muçi, Abaz Hoxha, Merdan Merdani, Buna Merdani, Adriatik Hysesani, Ilirjan Qamo, Arjan Maçi, Kujtim Guma, Medin Dashi, Florian Kanani, Besnik Saka, Servet Kanani, Adriatik Hysesani, Asqeri Hoxha, Agim Avduli, Arqile Dine, Tomorr Merdani, Edmond Merdani.
Riza Xhaferi, Agron Kanani, Aleksandër Qiqi, Agron S. Guca, Kadri Tuku, Napolon Muçi, Foto Strakosha, Agron Dashi, Kujtim Guca, Agim Mamaj, Guri Çibuku, Robert Sinani, Edmond Shehu, Jorgo Ferro, Arian Puto, Vladimir Dervishi, Leonard Jaupi, Albert Shehu, Roland Mane, Luan Mateli, Edmond Sh.Kalemi, Kosta Cui, Bledi Muzha, Adnand Goga, Edmond Nano, Adriatik Guma, Edmond Kondo, Vilson Çili, Dritan Shehu (Tai), Uran Lila, Enver Ruka, Lume Meta, Niko Pano, …etj.
Ndërsa në fushat e zeza të qytetit të Tepelenës, kanë lujatur portier, Arben Lila, Ilir Xhihani, Krenar Shehu, Bedri Shehu, Adolf Todhe …etj.
Zane Nika, ka luajtur me ekipin e të rinjve dhe atë të shpresave, të “Klubit Partizani”. Ngaqë mbante uniformë të zezë dhe bënte pritje spektakolare, nga sportëdashësit e kohës, u pagëzua me nofkën, “Macja e zezë”. Vilson Shehu, ka patur nofkën “Shahini”.
Rushdi Lame, nga Gjirokastra, ka luajtur me ekipin , “Luftëtari”. Petrit Kocali, ka luajtur disa ndjeshje me ekipin, “5 Shtatori” të Skraparit. Nga komenti i memaliotit, Napolon Muçaj, mësojmë të shprehet: “Petrit Kocali, një ndër portierët më të mirë që ka pasur në atë kohë! Këtu kam parasysh dhe komentatorin e të mirënjohurit Ismet Bellova, i cili përgjatë transmetimit të ndeshjes kur luante në Tiranë, “Partizani” – “Minatori”, për kupën e Republikës, nisur nga pritjet spektakolare që bënte Petrit Kocali, e krahasonte me të madhin, Qemal Vogli.” Nuk duhet harruar se ekipi i “Partizanit”, është ende një nga ekipet më të mira të Kategorisë së Parë dhe ekipi i “Mnatorit”, një ndër ekipet më të mira të Kategorisë së Dytë, që e kishte të ndaluar me një ligj të pashkruar të FSHF-së, për të mos dalë me asnjë kushtë në Kategorinë e Parë. Kjo ka ndodhur, ndoshta për të mos rebeluar rininë memaliote të asaj kohe, për të mos iu shmangur punësimit në fronte të ndryshme të minierës. Mihal Çimi dhe Aleksandēr Qiqi, kanë luajtur portier me ekipin, “Shkëndia”. Aleksadnër Qiqi, ka patur nofkën “Kaçurreli”. Avdulla Muçi, ka luajtur me ekipin “5 Shtatori”, kur ka qenë ushtar. Me ekipin “Minatori” ka patur nofkat si: “Macja e zezë”, “Dullë Mastiçi” “Dullë Byreku”. Ka qenë një nga portierët që ka patur shumë femra që e ndiqnin përgjatë lojës dhe i kishte tifoze pas porte. Foto Strakosha, ka luajtur me klubet shqiptare: 1982-1988 “Minatori”, 1988-1990 “Dinamo”. Ndërsa me klubet e huaja ka luajtur: 1991 “PAS Giannina”, 1991-1993 “Ethnikos Piraeus”, 1993-1997 “Olumpiakos”, 1997-1999 “Panionios”, 1999-2002 “Ionikos”, 2002-2003 “Kallithea”, 2003-2004 “Ethnikos Asteras”, 2004 “Proodeftiki 2004-2005 “Panionios. Jorgo Ferro, portier i ekipit kombëtar të të rinjëve dhe i ekipit, “Shkëndia”. Artian Puto, ka luajtur me “Klubin Luftëtari” dhe me përfaqësuesen “Shpresa”. Medin Dashi ka patur pagëzimim, “Dine Xof”, emrin e portierit të famshëm italian, Dine Zoff. Adnand Goga, ka patur pagëzimin, “Gogica” dhe “Gici”. Ëngjëlli Sulejmani, ka patur pagëzimin “Kalaja”. Robert Sinani me pagëzimin “Macja e zezë”. Ilir Xhihani me pagëzimin, “Çeçeni”. Ani Kuçi, me pagëzimin, “Bufoni”, përkon me mbiemrin e portierit të kombëtares italiane, Gianluigi Buffoni. Robert Kuçi, “Noja” , duke e krahasuar me portierin e ekipit, “Vllaznia”. Viron Dine me pagëzimin, “Dine Xof”. Dritan Shehu me pagëzimin, “Tai”. Arben Lila, ka patur pagëzimin, “Pushka”.
Për gjetur portierët e klasave sportive të qytetit të Tepelenës, i shkruajta Prof. Vladimir S. Shehu, i cili më shkuan: “Klasa e parë sportive në Tepelenë, u hapë për herë të parë në vitin 1980-1981-ë dhe mi ngarkuan mua t’i hapja, me klasën e tretë. Portierët e klasës sportive, nga klasa e tretë deri në të tetën, ishin Sokol Hyseni dhe Aurel Llana. Në spartakiadën që zhvillohej atëherë midis shkollave me klasa sportive, për herë të parë në 1985-n, zumë vendin e parë për dy vjet rresht, deri sa mbaruan 8-vjeçaren. Këta portier vazhduan edhe me ekpin “Minatori” të Tepelenës.” Ajo që më bënë më shumë përshtypje është se në fshatin Dragot dhe në qytetin e Memaliajt, klasat sportive kanë filluar në klasën e pestë, ndërsa në qytetin e Tepelenës, në klasën e tretë.
Në një bisedë telefonike që bëra me ish komshiun tim të vjetër, të nderuarin Inxh. Enver Nurka, i cili me kujtimet e tij, më solli një detaj interesant nga fëmijëria e tij dhe të bashkëmoshatarët të tij të lagjes. Në fëmijërinë time të hershme, kjo përkon edhe me një ndër kujtimet e mia të para që është ngulitur në memorie! Isha 4-5 vjeç, kur shikoja më të mëdhenjtë e lagjes që luanin futboll në një shesh midis shtëpisë së veteranit të luftës, Sadik Shehut dhe mbas pallatit ku jetonte veterani tjetër i luftës, Islam Vrenozi. Tek ballkoni i këtij të fundit, përdorej si portë, ku portier ishte, Merdan Merdani dhe bënte pritje spektakolare. Aty mbaj mend që edhe vëllai im, Agim Ismailati, ka luajtur portier. Por kujtimi i Inxh. Enver Nurkës, ku në ato vite ishte pak më i madh me të tjerët, ku aty luanin edhe Agron Llaka, Skënder Kalemi, Odise Liti, Llazar Liti, Asqeri Vrenozi, Angji Shupa, Isak Vlashi, Hysni Çela, Bele Caushi, Astrit Guma, Hamza Guma, …etj, shprehet: “Mbaj mend kur babai juaj, i nderuari, Sherif Ismailati, i kishte blerë një top, vëllait tuaj, Agimit. Në atë kohë, nuk kishim aq lekë në atë moshë, por edhe prindërit nuk na i blenin. Sherifi, e bleu, për t’i dhënë mundësi edhe Agimit që të luante edhe pse ishte më i vogël në moshë dhe në raste të tilla, vetëm po të ishte i zoti i topit, do të luante. Sherifi, duke e parë që ne e vendosnim portier, një ditë më thotë: “Verka, jo paqëllim, ja bleva topin Agimit, që të luante futboll bashkë me ju, por jo në pozicionin e portierit..”. Sherifi ishte i apasionuar pas futbollit dhe na ndiqte shpesh, kur kishte kohë. Edhe Agimi filloi të luante futboll dhe koha e tregoi, që u bë një nga futbollistët më teknik dhe golshënues në fushat e zeza dhe kampionatet e lagjeve dhe të ndërmarrjeve, që zhvilloheshin në ato kohë. Ka patur, nofkën “Xakareli”, pasi përveç lojës së tij, përkonte edhe me mbajtjen e mustaqeve. Këtë pagëzim e mori, kur ishte golshënuesi më i mirë i kampionatit të ndërmarrjeve, që e nxori kampion edhe ekipin e “Sektorit të Canaj”.
Ajo që desha të shtoja në këtë shkrim, janë edhe dy portierët e lagjes time, Robert Kuçi me nofkën, “Noja“, pasi mbahej një nga portierët shumë premtues edhe pse nuk vazhdoi të luante me ekipin zyrtar. Portieri tjetër është, Guri Çibuku, i cili që në moshë të vogël, ishte portieri i bashkëmoshatarëve tanë dhe luanim në sheshin e asfaltuar të qytetit. Guriu, ishte shumë i guximshëm, pasi bënte planzhone edhe në asfalt, sikur të ishte në një stadium modern. Më vonë, ai u bë pjesë e ekipit të të rinjve, ku luaja edhe unë.
Para se ta mbyllim këtë shkrim, më duhet të përmend edhe portierin memaliot, Thomas Strakosha, i cili në vitin 2011–2012 ka luajtur me ekipin “Paniooniso”, në vitin 2015 dhe deri me sot me Lazio. Ka luajtur edhe një ndeshje me ekipin “Salernitana”. Në fillimet e tij, ka luajtur edhe me përfaqësueset shqiptare, U-17, U-19 dhe U-21′
Është edhe portieri tepelenas, Andrea Shumeli (22 vjeç), i cili ka dalë nga Akademia e futbollit të Luftëtarit dhe më pas, ka luajtur me “Apoloninë”, “Albpetrolin” e Patosit, me “Tomorin”, ku u shpall kampion i Kategorisë së Dytë, dhe ngjiti edhe në të parën, ku tashmë luan me “Naftëtarin” e Kuçovës.
Në fund të këtij shkrimi dedikues, dua të shprehë mirënjohjen më të thellë, për të gjithë këta futbollistë që kanë mbrojtur portën, pasi sa më i përgatitur është një portier, aq më krenar dhe të sigurt ndihen lojtarët dhe sportdashësit.
Edmond Ismailati
Janar 2022