Heshtja e Beatrix Ramosajt pas eleminimit nga “Big Brother VIP” ka shkaktuar bujë të madhe në publik, për faktin se brenda la djalin, me të cilin u dashurua gjatë lojës, ndërkohë që shanset për t’u përballur me ish-in e tij, Bora Zemanin, janë vërtet të mëdha.
Kjo, për faktin se Bora Zemani punon në “Top Channel” dhe takimi në korridoret e televizionet është i mundshëm, për të mos thënë se ndoshta Bora mund të jetë ajo që do t’i kërkojë një sqarim “për tradhtinë” mes mikeshash që i bëri.
Kujtojmë që Beatrix-i ishte një nga shoqet e Borës që komentoi me nota pozitive dhe mbështetjeje puthjen e saj në buzë me Donaldin, para se ajo vetë të bëhej pjesë e lojës. Kur hyri në shtëpi, situata mori tjetër rrjedhë dhe Beatrix u dashurua me Donaldin, një histori që u shigjetua pa fund nga publiku, duke e shndërruar trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix si më të komentuarin dhe çiftin Donald-Beatrix, më të urryerin.
Lidhja e tyre brenda shtëpisë pati mjaft turbulencë, aq sa Donald u lodh nga ankesat e saj për ta pasur Beatrixin në qendër të vëmendjes, duke i kërkuar të bëhet më e fortë dhe të bëjë lojën e saj, pasi “unë kam vetë nevojë për psikolog pasi s’jam robot”, ishte një nga shprehjet e tij.
E sikur të mos mjaftonte kjo ftohje, Beatrixi u eliminua nga loja, që më pas nga banorët e tjerë si Ilir Shaqiri, u komentua si mungesë e lojës nga ana e saj, duke u shndërruar në një mbështetëse të Donaldit. Ndërkohë që kur doli nga loja, gjatë natës së spektaklit, opinionisti Arbër Hajdari i kërkoi të qëndrojë me kokën lart dhe jo si pulë e lagur, pasi ajo s’ka bërë asgjë të keqe, përveçse ka dashuruar.
Ndërkohë, të gjithë menduan se pas daljes së saj nga shtëpia VIP, Donaldi do të shkëputej prej saj, por nga “Instagram” i tij që menaxhohet nga vëllai binjak, Romeo, erdhi sinjali se ai do të vazhdojë me Beatrix. Ky sinjal erdhi pas dobësisë së shfaqur nga vetë Donaldi në shtëpi ku shprehu merakun e tij për Beatrixin jashtë, pasi në takimin e daljes së saj nga shtëpia, ai e këshilloi të telefonojë Romeon nëse do të kishte ndonjë problem apo kërcënim për shkak të lidhjes së tyre.
E pas përfundimit të spektaklit, nuk pati asnjë reagim nga vetë Beatrix në rrjetet sociale pasi nuk u paraqit as në Fan Club dhe në spektaklin prime të së martës, pasi u tha se ishte në gjendje të rënduar psikologjike. Nuk vonoi dhe në llogarinë zyrtare të Donald Veshajt në “Instagram”, u publikua një fotografi me një dedikim për Beatrix.
“Që të shohësh ylberin, duhet të presësh shiun”, shkruhej në fotografinë ku duken të dy pranë njëri-tjetrit, ndërsa shtohej “Qëndro e fortë dashuria ime!”. Këtë dedikim mendohet ta ketë bërë vëllai i Donaldit, i cili menaxhon rrjetet e tij sociale që kur u bë pjesë e “Big Brother VIP”.
Ndërkohë, miq të afërt të saj si stilisti Niko Komani apo këngëtari Sabiani kanë treguar detaje rreth gjendjes së saj të rënduar psikologjike dhe se këngëtarja tashmë është drejt rehabilitimit.
Ndërkohë që nuk kanë mbetur pa reaguar nëna e saj Antigona dhe vëllai Alban Ramosaj. Nëna ka reaguar nëpërmjet publikimit të letrës së ish-lojtares së “Big Brother”, Neda Ballukut, me anë të së cilës i kërkonte Beatrixit të bëhej e fortë, sepse vetëm kështu do të sfidonte me kokën lart realitetin paragjykues.
Ndërkohë, burime të sigurta për “Panorama Plus” kanë treguar se Beatrix-i dhe nëna e saj kanë ideuar një plan sekret që gjithçka të shkojë si duhet në lidhjen e saj me Donaldin. Ato po mendojmë për të gjetur një shtëpi, ku çifti të nisë bashkëjetesën në Tiranë pas finales së Big-ut dhe ku të kenë mundësi të sqarohen, të njihen e të qetësohen me njëri-tjetrin pas gjithë kësaj trysnie. Duket se për këtë vendimin kanë marrë mbështetjen e familjes së Donaldit, vëllait Romeos dhe prindërve të tij, të cilët që në fillim kanë qenë pro lidhjes së tij me Beatrixin.
RRËFIMI I PARË I BEATRIX PAS ELIMINIMIT: KY ËSHTË VERSION IM I HISTORISË, JA ÇDO BËJMË KUR DONALDI TË DALË NGA BBVIP
Ndërkohë, këngëtarja Beatrix Ramosaj ka publikuar projektin e ri muzikor “Faj”, që duket se ia dedikon romancës së saj që lindi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” me aktorin Donald Veshaj: “Kjo ndjenjë e jona, as mua, as ty nuk po na pyet”
Ndërkohë, teksti i plotë është:
“Ti je
Më kan bo me faj, të kan bo me faj
Na kan bo me faj, oh…
Me t’gjithe botën pas, ne të dy në majë thua na kuptojnë?
Shohin çdo lëvizje, humbim nëpër shtigje.
Se kjo ndjenja jonë as mua as ty jo s’po na pyet.
Lëre! lëri se ça thonë (më the)
Momente, sy ne sy pa fjalë po më kupton.
Tjerët! lëri t’xhelozojnë.
Oh se kanë, se kanë idenë se çfarë ne përjetojmë. ah-ah-ah…
Jo nuk e kthej, jo nuk e kthej, jo, jo nuk e kthej, jo.
Se kështu e ndjejmë! oh…
Gjykimet e tjerëve ‘skanë vlerë, jo.
Të thonë ç’të duan. ohh-ohh-ohh.
Luajmë me zjarre ohh-ohh-ohh.
Veç ngrohtë na mban.
Lëre! lëri se ça thonë!
Momente, sy ne sy pa fjalë po më kupton.
Tjerët! lëri t’xhelozojnë.
Oh se kanë, se kanë idenë se çfarë ne përjetojmë.
Edhe pak ditë jan ‘tu na ‘nda, na shumë shpejt kemi me u pa”.
Kështu thotë Beatrix Ramosaj, ndërsa sugjeron që të gjithë të dëgjojnë anën e saj të historisë. “Nga zemra ime, për të gjithë ju. Sidomos ty…”, shkruan Trixa në një postim në “Instastory”. Për këtë duket se u referohet të gjithë atyre që e kanë komentuar romancën e saj me Donaldin.
Kujtojmë se disa ditë më parë, Beatrix Ramosaj reagoi me anë të një postimi në “Instagram”, duke treguar se pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ishte fokusuar te muzika. Ndër të tjera, ajo tregoi se kishte nevojë edhe për pak kohë për veten. Sa i përket romancës me Donald Veshajn, Trixa tha se ai duhet të marrë fitoren e reality show-t, ndërsa për historinë e tyre thekson se nëse ai do i zgjaste dorën për t’u hedhur bashkë, do ta bënte sërish.
Po Donaldi si do reagojë, lind pyetja, gjë që pritet në ditët në vazhdim. Stilisti i njohur shqiptar, Niko Komani, si një nga miqtë më të afërt të saj, i pyetur nëse ka kontaktuar me të pas eliminimit nga “BBV”, tha se ka folur me këngëtaren dhe ajo është mirë.
“Po, kam kontaktuar, është mirë, por do kohën e saj. Përtej situatës Triksa-Donald, ishte edhe eliminimi dhe normale mërzitesh. E kam përjetuar vetë te ‘Dancing with the Stars’. Triksa, edhe pse para se të futej aty kemi folur deri në 3 të mëngjesit, të tjera gjëra më premtoi, të tjera bëri. Duke e njohur, e prisja që do ishte ajo Triksë e çiltër, pra, ajo nuk luajti. Unë e dija që nuk do bënte gjë, sepse është emocionale, ndjek zemrën dhe kjo e penalizoi në lojë, jo në imazh. Sa i përket raportit me Donaldin, i shoh shumë nice, mezi pres t’i shoh jashtë të dy së bashku!”, tha Niko.
Lidhur me paragjykimet dhe sulmet në rrjetet sociale për çiftin Donald-Beatrix, stilisti u shpreh se janë skandaloze dhe ka kaluar në bullizëm: “Skandaloze, Donaldi dhe Triksa nuk vranë njeri, ata të dy ishin single. Ne jemi të tepërt, opinioni ynë është i tepërt. Shqiptari do të ndërhyjë kudo. Mendoj që e ekzagjeruan dhe kaloi në bullizëm online, u agravua situata!”.
SKENARI QË BËRI KEQ BEATRIXIN, BORA PJESË E FINALES PËR T’U PËRBALLUR ME DONALDIN
Romanca e këngëtares Beatrix Ramosaj dhe aktorit të humorit Donald Veshaj, për nga zhurma e madhe që ka krijuar në publik, është konsideruar si telenovelë e vërtetë, pasi të gjithë janë në një mendje se Donaldi tradhtoi në mënyrë spektakolare Bora Zemanin.
Por një skenar i përfolur thuhet se ka qenë arsyeja që bëri keq Beatrixin. Thuhet se Bora Zemani do të jetë surpriza e finales për Donaldin, një skenar ky i menduar nga produksioni për ta përballur Donaldin me ish-in. Kujtojmë që ngjarja më e përfolur e këtij formati ishte takimi i moderatores Bora Zemani me ish -të dashurin, aktorin Donald Veshaj, takim i cili përfundoi me puthje, duke u rikthyer në dyshen më të përfolur.
Sipas informacioneve, një ide lidhur me Bora Zemanin që të jetë prezente në natën finale, është hedhur në tavolinë e diskutimeve mes Arbana Osmanit, Lorit dhe Sara Hoxhës.
Ky lajm që mori dhenë ka qenë dhe arsyeja pse Beatrix është bërë keq dhe nuk ka qenë në gjendje të merrte pjesë në programet e “Top Channel”. Një muaj që nga nata kur drejtuesja e emisionit “Përputhen” hyri në “Big Brother” të takonte shoqen e saj të ngushtë, Semi Jaupajn, por doli duke u puthur në buzë me ish-in e saj, Donaldin, ky i fundit ndryshoi komplet rrjedhën e ngjarjes, duke krijuar një trekëndësh dashurie, hapur në ekran.
Me hyrjen e Beatrixit, Donaldi filloi të deklaronte se kishte tetë muaj i ndarë nga Bora dhe nuk mund ta konsideronte veten të lidhur. Madje për deklaratën se është single, pati dhe një debat me Semin, e cila i tha se nëse kishte këtë mendje, s’duhet ta kishte puthur Borën në buzë.
Por pas bujës së puthjes në buzë me Borën, erdhi radha e bujës së puthjes në buzë me Beatrixin. Pasi konfirmuan se kanë një pëlqim për njëri-tjetrin, Beatrix dhe Donald e nisën me larjen në dush, më pas me puthje në buzë derisa u deklaruan çift.
Burime për “Panorama Plus” treguan se kundër lidhjes së tij me Bora Zemanin, ka qenë edhe nëna e tij. Kjo ishte dhe arsyeja që pas afrimitetit që ai krijoi me Beatrixin, nëna dhe babai i tij hynë në shtëpinë e “Big Brother” jo vetëm për të suprizuar djalin e tyre, por sidomos për t’i dhënë një mesazh aprovimi për njohjen e re.
Nëna e Donaldit i kërkoi atij të veprojë me zemër ashtu si ai vepron jashtë. Po ashtu, herë pas here ka reaguar edhe Antigona Ramosaj, nëna e këngëtares Beatrix. Shpeshherë ajo është shprehur e revoltuar, duke mbajtur anën e së bijës dhe duke e këshilluar që të mos humbë veten qoftë edhe për dashurinë, duke treguar fillimisht rezerva për Donaldin.
/Panoramaplus.al