Në një deklaratë për mediat, Taulant Balla ka deklaruar se Kuvendi ka hyrë në një fazë intensive të miratimit të një sërë projektligjesh, një prej të cilave pritet të jetë ai për ndëshkimin e atyre që bëjnë ngacmime seksuale në vendet e punës.
Taulant Balla: Mos të harrojmë se Kuvendi ka hyrë në një fazë intensive të miratimit të një sërë projektligjesh. Kemi kaluar në seancën e fundit për disa projektligje për Ballkanin e Hapur që krijon më shumë mundësi për qytetarët, në kuadër të një Ballkani më të hapur. Sipërmarrja, fermerët janë përfitues të drejtpërdrejtë. Kuptoni sa shumë lehtësira janë krijuar. Ne do të vazhdojmë punën e Kuvendit me një sërë projektligjesh, do të votojmë në seancë plenare për ndëshkimin e atyre që bëjnë ngacmime seksuale në vendet e punës. Natyrshëm kemi dhe çështje të tjera. Kemi një marrëveshje për krijimin e një strukture me Greqinë për krimin e organizuar.