Ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, banorët, teksa po kalonin kohë me njeri-tjetrin në ambientet e oborrit, dëgjuan këngën më të re të Beatrix dedikuar Donaldit dhe lidhjes romantike që ata krijuan brenda shtëpisë, që solli shumë kritika dhe komente nga jashtë.
Reagimet e banorëve ishin mjaft të ëmbla teksa u përlotën duke dëgjuar zërin e Trixës, shoqëruar nga teksti domethënës i këngës.
Ata e kanë duartrokitur Trixën dhe e kanë përgëzuar atë nga larg nën emocione dhe përlotje.
Ai që e përjetoi më shumë, ishte padyshim Donaldi.
Ai i kërkoi “Vëllait të Madh” të ngrinte volumin e këngës teksa u afrua sa më pranë bokseve, për të dëgjuar nga afër tekstin. Më pas, me habi dhe emocion, Donaldi e kuptoi që ishte e dedikuar për të dhe lidhjen e tyre dhe kërkonte vazhdimisht ripërsëritjen e këngës.
Ky reagim kaq i bukur nuk kishte si t’i shpëtonte Trixës, e cila, menjëherë pas publikimit të videove të banorëve nga “Vëllai i Madh”, i ka a në llogarinë e saj të “Instagram”.
Ajo ka shkruar mbi postim “Edhe pak ditë…”, duke nënkuptuar se e ka marrë shumë malli për Donaldin, dhe mezi pret përfundimin e garës për ta ritakuar.
Pas Donaldit, u vu re menjëherë edhe reagimi i Einxhel e cila po qëndronte ulur në oborr së bashku me Beniadën.
Einxhel nuk i ka mbajtur dot lotët teksa Beniada i afrohet menjëherë për ta mbështetur.
Ndërkohë, Monika e ka përshëndetur Trixën duke bërë simbolin e zemrën me duar.
Të gjithë banorët janë shfaqur mjaft emocional pasi kanë dëgjuar këngën e Trixës.