Partia Demokratike ka reaguar pas konferencës për shtyp të Sali Berishës që prezantoi 6 kandidatët fitues të primareve për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.
Në një reagim për mediat, selia blu thotë se gara e vetme e Sali Berishës është të dëmtojë Partinë Demokratike.
“Sali Berisha ka vetëm një garë, atë për të dëmtuar Partinë Demokratike. Koalicioni non grata nuk do ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro, hallet e Berishës, Ramës dhe Metës, nuk janë hallet e shqiptarëve. Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën. Zgjedh Berishën dhe Metën, mban Ramën”, thuhet në reagimin e PD.
Ndërkohë, Sali Berisha bëri të ditur se 6 kandidatët fitues të primareve do të regjistrohen në koalicionin e quajtur “Shtëpia e Lirisë”, pjesë e të cilës do të jetë edhe LSI-ja.