Kolonia e futbollistëve shqiptare në La Ligën spanjolle është shtuar me dy blerjet e ditës së fundit të merkatos së Janarit. Sulmuesi i kombëtares kuqezi, Myrto Uzuni është prezantuar në mënyrë sensacionale nga Granada. Tekniku Robert Moreno do të ketë tashmë në dispozicion Beratasin, i cili do vjen pas eksperiencës së suksesshme në radhët e kampionëve në fuqi të Hungarisë Ferencvarosh. Për kartonin e 26-vjeçarit, Granada pagoi rreth 3.5 milionë euro, teksa në Spanjë ka firmosur një kontratë deri në Qershor 2025.
Ndërkaq, Vedat Muriqi ka firmosur me skuadrën tjetër spanjolle, Majorkën. Lojtari i përfaqësueses kosovare ka kaluar në formulën e huazimit prej 1 mln euro, me opsion blerjen përfundimtare në fund të sezonit për 12 mln euro. 27-vjeçari nuk arriti të bindë me paraqitjet e tij te Lazio, duke detyruar drejtuesit që të gjejnë një destinacion të ri për të.
Lazoi pagoi 20 milionë euro për Muriqin te Fenerbahce në Shtator të vitit 2020, por që nuk dha rezultatin e pritshëm, teksa ka shënuar 2 herë dhe ka dhënë 2 asiste në 49 paraqitjet e tij me bardhekaltërit.