Partia Socialiste i ka dhënë fund dilemave se kush do të jetë kandidati i tyre për Bashkinë e Lushnjes në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, duke zgjedhur Eriselda Sefën,
PS thotë se ky vendimi erdhi pas sondazheve që ka zhvilluar.
“Kandidatura e Sefes garantoi mbështetjen më të madhe nga strukturat dhe pëlqimin më të lartë në sondazhet e kryera”, thotë PS.
Sefa aktualisht mban detyrën e kryetares së komanduar në këtë bashki.