Politika Rama takim në mes të shkurtit me Blinken, në SHBA

Rama takim në mes të shkurtit me Blinken, në SHBA

Kryeministri Edi Rama pritet të marrë pjesë në mesin e muajit shkurt në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri Rama do të shkojë edhe në Uashington, pasi ka marrë një ftesë për t’u takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Ky do të jetë takimi i dytë mes Edi Ramës dhe sekretarit Blinken, pas atij të 13 qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G.

Në 19 gusht 2021 sekretari Blinken i telefonoi kryeministrit Edi Rama për ta falënderuar pas gatishmërisë për të pritur qytetarët afganë në nevojë.