Politika “Ndihem fajtore që i besova Bashës”, Kryemadhi: Gabim që nuk dëgjova Metën

“Ndihem fajtore që i besova Bashës”, Kryemadhi: Gabim që nuk dëgjova Metën

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet se ndihet fajtore që i ka besuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës dhe formimin e koalicionit në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një intervistë për Neës24, Kryemadhi thotë se ka bërë gabim që nuk i ka besuar as bashkëshortit të saj, Presidentit Ilir Meta lidhur me Bashën.

“Ndihem fajtore që nuk kam besuar Ilir Metën në lidhje me Lulzim Bashën, të jemi të sinqertë. Sepse gënjeshtra në të gjithë filozofinë e tij politike është standard jetese,. QË nga djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve lokale, që nga lufta që nuk do të dorëzonte godinat, mjafton të pyesësh Voltana Ademin se çfarë i ka thënë Gaz Bardhi që mos shko në Kushtetuese. Dhe marrëveshjen e 5 qershorit Basha nuk donte ta firmoste, dhe pastaj u firmos në Pallat të Kongreseve. Pastaj marrëveshja u prish me ndryshimet Kushtetuese.

Po të vijmë tek një listë, të jemi të bindur se ramë dakord parimisht për të pasur listë të përbashkët në Dibër dhe Gjirokastër. Ramë dakord për Vangjel Tavon dhe Tritan Shehun. Ka qenë një situatë për hir të së vërtetës, që duam apo nuk duam. Sllogani ishte Shqipëria fiton, por ishte Basha fiton. Unë jam fajtore sepse i dhashë besën Lulzim Bashës, një të pabesi. Ajo çka dua të theksoj dhe që është e rëndësishme, kur je peng i të kaluarës tënde, nuk mund të ndryshosh dot të ardhmen. Sot për hir të së vërtetës, situata ku ndodhet PD do qartësojë shumë situata të tjera politike”. tha Kryemadhi.

Kryemadhi ka komentuar dhe zgjedhjet e pjesshme vendore dhe koalicionin e LSI-së me Komisionin e Rithemelimit, strukturë e ngritur nga Sali Berisha.

Sipas Kryemadhit, LSI nuk është në dispozicion të asnjë partie politike.

“LSI nuk është në dispozicion të asnjë partie politike. Ajo që dua të theksoj, përderisa ne i kemi dhënë një kod zgjedhor që nuk i lejon një personi të kandidojë, që ose të ketë mik Ramën ose Bashën… Në qarkun e Elbasanit, një student i LSI-së mori më shumë vota se një kandidat që u sponsorizua nga të huajt, mediat. Ke parti me 30 mijë vota dhe ka 3 mandate në Kuvend, ke dhe LSI-në me 107 mijë vota dhe me 4 deputetë. Të 6 kandidatët nga Komisioni i Rithemelimit, qoftë nga PS, se në PD s’kanë dalë akoma, të kemi një garë të fortë. Basha nuk do të donte të hynte fare në zgjedhje dhe t’i linte 120 mandate PS-së.

Koalicion ishim dhe me Partinë Demokratike në 25 prill, nuk pati asnjë ofertë zyrtare për një listë, patëm vetëm një manipulim nëpërmjet gazetarëve për të thënë për një listë. Akoma vazhdon sondazhi me një listë apo me dy lista sepse akoma nuk kanë dalë rezultatet e sondazheve. Nëse do të ishte më një listë, Lulzim Basha bashkë me lidershipin e tij nuk do të hynte në zgjedhje. Dhe do të dëshironte që Edi Ramës t’i linte 120 mandate dhe opozitës të instrumentalizuar nëpërmjet shumë grupimeve të tjera t’i linte 20 deputetë dhe të vazhdonte të njëjtën metodologji të parlamentit ilegjitim që kishim me djegien e mandateve”, tha Kryemadhi.