Bota Suedia “pushtohet” nga dronë spiunë, arrestohet një rus

Suedia “pushtohet” nga dronë spiunë, arrestohet një rus

Prej më shumë se një muaji disa nga institucionet dhe godinat më delikate për sigurinë e brendshme të Suedisë po presin vizitat e padëshiruara të disa dronëve.

Dronët e avancuar, disa të nivelit ushtarak, nga fillimi i janarit janë sinjalizuar sipër Parlamentit dhe pallatit mbretëror në Stokholm, por edhe në centralin bërthamor të Forsmark, episod ky që ka detyruar fillimin  e investigimeve, jo vetëm nga policia vendase, por edhe nga shërbimet sekrete.

Shqetësimet e tyre vijnë edhe nga momenti i tensionuar në zonë, ku pak ditë më parë, Suedia ka rritur nivelin e gatishmërisë ushtarake si përgjigje të aktivizmit rus në shtetet e Baltikut dhe në Skandinavi.

Një nga dronët sipër centralit bërthamor

Dyshimet për një manovër ruse, spiunazhi ose thjesht presioni psikologjik, shtohen edhe më shumë sot që një shtetas rus u arrestua si autor i fluturimit të një droni në rezidencën e çiftit mbretëror suedez, Pallatin Drottningholm.

Kanë qenë pothuajse 200 fluturimet e dyshimta të dronëve në muajt e fundit, edhe pse deri më tani nuk ishin zbuluar autorët. Por arrestimi i rusit mund të hedhë një hije mbi këto fluturime dhe arsyeja e tyre, teksa Kremlini po merr vëmendjen e gjithë botës për shkak të tensioneve gjithmonë e më në rritje në kufirin me Ukrainën, ku gjenden tashmë më shumë se 100 mijë banorë.