Extra Iliri dhe Monika diskutojnë se kush do eliminohet të premten: Beniadës i...

Iliri dhe Monika diskutojnë se kush do eliminohet të premten: Beniadës i ka mbaruar ‘parfumi’

Tashmë, edicioni “Big Brother VIP Albania” është shumë pranë finales, e rrjedhimisht rrethi ngushtësohet, ndërkohë që në shtëpi ngelen vetëm banorët e fortë e pretendente për fitore.

Kjo gjë bën që të nxiten diskutime midis konkurrentëve lidhur me parashikimet e tyre për eliminimet e të premtes.

Kështu, Monika dhe Iliri, të vetmit banorë që i kanë shpëtuar televotimit, kanë diskutuar mbi banoret që mund të largohen nga shtëpia.

Ata fillimisht thanë se presin që Donaldi të jetë në finale, ndërkohë që kanë komentuar edhe qëndrimin e Beniadës në shtëpi.

Iliri ka komentuar rrugëtimin e modeles së njohur në shtëpi, duke thënë se ajo luan për vete.

“Beniadës për shkak të ‘O parfum parfumit’, i ka mbaruar parfumi. Mirëpo ja që njerëzit parfum duan, të parfumosen. Megjithëse dhe unë mendoj që, që në tetor kjo gjë ka qenë, s’ka dhënë gjë tjetër.

Kjo, dhe një rast që mbronte shoqen e saj në një mënyrë ndryshe nga ajo qe kishte dal pak me parë”, tha balerini i mbështetur nga Monika.

“Ajo po luan për vete. Loja është loja, miqësia është miqësi, motra është motra dhe vëllai është vëllai”, ka përmbyllur Iliri.

Ata diskutuan se lidhur me eliminimin të rrezikuarat janë Einxhel dhe Beniada, ose Einxhel dhe Arjola.