Bota Lajmi i trishtë, ndërron jetë vogëlushi Ryan, ishte bllokuar prej 5 ditësh...

Lajmi i trishtë, ndërron jetë vogëlushi Ryan, ishte bllokuar prej 5 ditësh në pus

Ndonëse u angazhuan për më shumë se 100 orë, ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur të nxjerrin gjallë, të miturin 5-vjeçar që kishte rënë 5 ditë më parë në një pus 32 metra të thellë në Marok.

Dhjetëra njerëz dhe makineri të tonazhit të rëndë u angazhuan në këtë operacion në garë me kohën, që fatkeqësisht përfundoi me nxjerrjen e pajetë të trupit të të të voglit Rayan.

Sipas autoriteteve marokene shkaqet e vdekjes janë plagët që 5 vjeçari kishte marrë gjatë rënies në pusin e ngushtë.

Ndonëse me të ishte vendosur një kontakt më herët gjatë ditës, operacioni për hapjen e tunelit ishte i vështirë për shkak të frikës së rrëshqitjes së dherave, por ishin pikërisht këto orë fatale për Rayan që mbajti në ankth miliona njerëz në mbarë botën.