Extra Graniti u harrua, Fifi në një lidhje dashurie me ish-bashkëshortin e Adrola...

Graniti u harrua, Fifi në një lidhje dashurie me ish-bashkëshortin e Adrola Dushit

Menjëherë pas daljes nga “Big Brother Vip”, ajo ka marrë vemendje të shtuar nga media.

E ndërkohë që të gjithë donim të dinim se si do të vijojë jashtë, historia e saj me Grantin, djalin seksi me të cilin ndau eksperiencën në “Big Brother” dhe që u frekuentuan edhe jashtë, Fifi na surprizon me një tjetër histori.

Këto kohë ajo është parë afër një djali i cili nuk është fare i panjohur për opinionin publik edhe pse s’ka fare lidhje me botën e showbizit. Ai është Adis Patushi, ish-bashkëshorti i modeles bukuroshe Adrola Dushi.

Rreth një muaj më parë, Fifi postoi një foto në krah të ish-bashkëshortit të Adrolës, të cilin e shoqëroi me mbishkrimin: “Unë të dua ty Adis Patoshi”.

Të gjithë menduan se mund të bëhej fjalë për miqësi apo ndonjë marrëdhënie pune, sepse lidhjen e dashurisë e prisnin me Granitin. Mirëpo tashmë miqtë e saj janë të bindur se Fifi ka krijuar një marrëdhënie të vërtetë me Adisin, si të dashur.

 

Madje ai e shoqëron këngëtaren kudo nëpër koncerte. Ndërkohë modelja e njohur, Adrola Dushi komentohet shpesh herë në mediat rozë, për marrëdhënien e veçantë që ka me ish-bashkëshortin e saj, Adis Patushi, me të cilin ka dhe një djalë, i cili quhet Troi.

Por, pavarësisht se janë të ndarë, Adrola është parë shpesh në shoqërinë e ish-partnerit, me të cilin duket se ka ruajtur raporte mjaft të mira.